Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mbërrin seria “The Hitchhiker's Guide to the Galaxy”

Komedia ikonike fanta-shkencore “The Hitchhiker's Guide to the Galaxy” nga autori Douglas Adams e filloi jetën në radio valë para se të shndërrohej në një seri të suksesshme letrare.

Nga kjo e fituam një seri televizive dhe një film ambicioz, por jo shumë të suksesshëm. Tani rrethi po mbyllet dhe po kthehemi në ekranet e vogla, sepse Hulu thuhet se po e përgatitë një seri të re të bazuar në tregimin e Adams.

Carlton Cuse dhe Jason Fuchs do të punojnë në një përshtatje të re të tregimit për Arthur Dent, banorin e Tokës i cili nuk ka shumë fat, dhe i cili krejt rastësisht përfundon në një aventurë intergalaktike së bashku me mikun e tij dhe autostoperin alien Ford Perfect, pasi që Toka shkatërrohet për ta bërë një anashkalim në autostradën hapësinore.

Image

Në udhëtimin e tyre përmes galaktikës Arthur dhe Ford takohen me shumë qenie të pazakonta dhe përfshihen në shumë situata të pazakonshme.

Shpresojmë që seria do të jetë një përshtatje shumë më e mirë e romaneve të preferuara sesa filmi i vitit 2005, ku luajnë Martin Freeman, Mos Def dhe Sam Rockwell, shkruan KOHA Ditore. Filmi me një buxhet prej 50 milionë dollarësh i ka fituar vetëm 100 milionë dollarë, ndërsa pakënaqësia e fansave i kishte shkatërruar të gjitha planet për vazhdime të mundshme. Shpresojmë që Cuse dhe Fuchs, të dy fansa të materialit origjinal, do ta bëjnë një punë të mirë.