Fjala "Chernobyl" është bërë sinonim për atë që ndodhi në centralin bërthamor me po të njëjtin emër, saqë është e vështirë të imagjinohet që seria e bazuar në fatkeqësinë e vitit 1986, të titullohet ndryshe.
HBO e publikoi teaserin për serinë e ardhshme pesë episodesh të bazuar në ngjarjet të cilat i paraprinë dhe pasojat e ngjarjes fatale. I mbushur me skena të cilat mund të priten nga shfaqja e kësaj fatkeqësie, ky teaser e thekson faktin se nuk do të ngurrojë ta shfaqë tmerrin e kësaj ngjarjeje, shkruan KOHA Ditore.

Jared Harris e luan Valery Legasovin, personin e vërtetë i cili ishte përgjegjës për përcaktimin e shkakut të incidentit menjëherë pas ndodhisë. Në mesin e aktorëve të tjerë janë Stellan Skarsgård, Emily Watson, Paul Ritter, Jessie Buckley dhe Adrian Rawlins, të cilët i luajnë karakteret që ballafaqohen me problemet fizike dhe psikologjike të cilat i kanë prekur të mbijetuarit.
“Chernobyl” do të fillojë të transmetohet që nga fillimi i majit.
-
HBO lanson trailerin e parë të serialit “Harry Potter”
-
Tom Cruise habit fansat me transformimin e tij
-
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
-
Irani akuzon SHBA-në për sulm pranë një centrali bërthamor
-
“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”