Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martohen Miranda Kerr dhe Evan Spiegel

Modelja Miranda Kerr dhe moguli i Snapchatit, Evan Spiegel zyrtarisht janë burrë dhe grua.

Ylli i Victoria Secret u martua me miliarderin në një ceremoni private në shtëpinë e tyrë, të shtunën, raporton Mirror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se në dasmën e tyre, që u mbajt në Brentwood të Kalifornisë, të ftuar ishin më pak se 50 mysafir, transmeton Koha.net.

Ceremonia ka zgjatur rreth 20 minuta, dhe pianisti ka interpretuar “When You Wish Upon a Star”.

Ditë më parë një burim i New York Post kishte thënë se, “dasma do të jetë e bukur, super e vogël dhe private, me rreth 30 të ftuar, vetëm shoqëria shumë e ngushtë dhe familja. Të dy, Miranda dhe Evan donin që ceremonia të jetë shumë private”.

Më poshtë mund të shikoni disa foto të ftuarve, por nuk janë publikuar foto nga ceremonia martesore.

{gallery}