Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martin Garrix përmbyll “Sunny Hill”-in me performancë të paharruar

Ai është superylli i muzikës elektronike dhe konsiderohet një prej DJ-ve më të mirë në botë.

Me hite të shumta, përfshirë këtu edhe hitin me Dua Lipën, Martin Garrix erdhi në Prishtinë ku para se të performonte para publikut në “Sunny Hill Festival”, ai mbajti një konferencë për media.

Garrix u shpreh shumë i lumtur që ishte në Prishtinë dhe që ishte pjesë e festivalit, bën të ditur “Express” i KTV-së.

“Kurrë nuk kam qenë këtu. Por, duke parë video nga festivali me të vërtetë më emocionon fakti që jam pjesë e këtij organizimi, ekipi im ka punuar shumë me dritat dhe me dukjen e performancës sime, e po ashtu kam përgatitur shumë muzikë”, ka thënë Garrix.

Ai, për gazetarët e pranishëm në konferencë shpalosi edhe detaje rreth bashkëpunimit të tij të radhës me një yll të muzikës R&B.

“Një bashkëpunim që mund ta përmend është me Mike Yung. Ai është një këngëtar shumë i mirë. E kam parë atë në një video duke kënduar në metron e New Yorkut, dhe historia e tij që kishte 38 vjet që po performonte në këso lokacione më ka emocionuar shumë, andaj kemi kaluar një javë bashkë në Amsterdam duke shkruar këngën, dhe projekti ynë është mjaft i veçantë. Mezi po pres ta lansojë atë”, shtoi Garrix.

I pyetur nga KTV-ja, Martin tregoi edhe se si është të punosh me yllin kosovar, Dua Lipa.

Edhe Martin Garrix elektrizon finalen e “Sunny Hill Festivalit” Kulturë Martin Garrix elektrizon finalen e “Sunny Hill Festivalit”

“Dua është një gjeni, unë kam punuar me shumë njerëz dhe për mua është shumë e rëndësishme që të bashkëpunoj për së afërmi me dikë që realizoi këngë. Është e vërtet se ti do ta krijosh një këngë me artistin që bashkëpunon, por duhet provuar edhe të realizosh turne së bashku. Unë dhe Dua jemi shumë shokë të mirë dhe Dua që e shihni në Instagram është Dua edhe në jetën reale, andaj jam shumë i lumtur për suksesin e saj gjatë tre vjetëve të fundit”, ka thënë DJ i famshëm, Garrix.

Ashtu edhe si premtoi, 22-vjeçari dhuroi një natë të paharruar në Gërmi për gjithë fansat e tij dhe adhuruesit e muzikës elektronike.

Martini, me performancën e tij, e mbylli edhe festivalin “Sunny Hill” që e shoqëroi publikun shqiptar për tri ditë me radhë.