DJ i mirënjohur holandez Martin Garrix është i emocionuar për koncertin që do ta mbajë në Kosovë.
Ylli i hitit “Animals” do të jetë njëri nga performuesit në festivalin e organizuar nga Dua Lipa “Sunny Hill Festival”, që do të mbahet në gusht, transmeton Koha.net.
Në “Instastory” ai ka postuar foton e tij që konfirmon pjesëmarrjen në “Sunny Hill Festival”, ndërsa ka shkruar, “shumë i emocionuar për këtë”.
Përveç Martin Garrixit në Prishtinë më 10, 11, dhe 12 gusht do të perfomojnë yjet e muzikës Action Bronson, Grace Carter, SG Leëis, Col3 Trane, Dafina Zeqiri e Stanaj.

Artikuj të ngjashëm
-
Martin Garrix elektrizon finalen e “Sunny Hill Festivalit”
-
Martin Garrix përmbyll “Sunny Hill”-in me performancë të paharruar
-
“Sunny Hill” Festival mbyllet me performancën e mahnitshme të Martin Garrixit
-
Martin Garrix i befasuar me energjinë në Kosovë, thotë se Dua Lipa është gjeniale
-
Përkrah Duas në Kosovë vjen edhe Martin Garrix