Aktorja australiane Margot Robbie, ylli i "Once Upon a Time in Hollywood", realizimit më të ri filmik të Quentin Tarantinos, në një intervistë të kohëve të fundit i zbuloi disa gjëra për veten e saj që nuk ishin të njohura për publikun.
Biondja e bukur, ndër të tjera, e pranoi se nuk i pëlqen të shpenzojë shumë para dhe se nuk ka pranuar të bënte fotografi për Playboyin.
"Shpenzimi i shumë parave më bën anksioze. Mendoj se është çmenduri të shpenzosh shumë para për gjërat që nuk të duhen më të vërtetë", tha Robbie.
Për rolin në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, për Margot tashmë po parashikojnë Oscar, shkruan KOHA Ditore. Ajo e luan aktoren dhe modelen e vdekur tragjikisht Sharon Tate, e cila ishte e martuar me regjisorin Roman Polanski. Aktorja e pranoi në një intervistë të fundit se Tarantino nuk ia ofroi asaj rolin, porse ajo e kontaktoi atë.
"Ia shkrova një letër dhe i thashë që e admiroja punën e tij dhe se do të doja ta shihja atë një ditë ‘në aksion’. Disa javë më vonë, agjenti i tij më thirri dhe më tha që Tarantino do të donte të më takonte. U ulëm dhe biseduam për projektin. Skenari ishte i gatshëm vetëm disa muaj më vonë”, tha Robbie.
Edhe
Margot Robbie shtatzënë?
Roli i Naomi Lapaglia në "Wolf of Wall Street" ia solli asaj famën botërore. Për shkak të skenave nudo në film, asaj iu ofrua të fotografohej për Playboy, por ajo nuk pranoi.
"Familjes time tashmë i kam sjellë mjaft parehati vetëm me skenat ku më duhet të zhvishem", tha biondja fatale.
-
Margot Robbie tregon pse vendosi të dalë lakuriq në një skenë të “Wolf of Wall Street”
-
Margot Robbie zbulon momentin kur e kuptoi se është aktore e mirë
-
Margot Robbie zbulon se një aktor i kishte dhuruar një libër që e këshillonte të “hante më pak”
-
Emma Watson thotë se standardet e bukurisë në Hollwyood janë “të çmendura”