Showbiz

Margot Robbie blen shtëpi për nënën dhe motrën

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Margon Robbie, së fundmi ka blerë pasuri të patundshme në vlerë prej 2.5 milionë dollarë, të cilën ia fali nënës dhe motrës së saj.

Robbie vitet e fundit ka pasur një sukses të madh në ekran. Ajo tash ka vendosur familjes së saj t’ia bëjë jetën më të lehtë dhe të mos bëjnë shpenzime të mëdha për ta vizituar atë.

“Ne kemi parë Robbien disa herë këtu, gjithmonë vjen në heshtje dhe pa bujë të madhe. Ajo u rrit në këtë vend, kështu që ajo nuk është një problem të sillet si vendore”, tha një fqinj, transmeton KosovaPress.

Megjithëse u rrit në Australi, Robbie shpesh thekson se Los Anxhelosin e përjeton si vendlindjen e saj, pasi ka jetuar aty për disa vjet, derisa familja e saj jetonte për një kohë të gjatë mes Australisë dhe SHBA-së, dhe shtëpia e re në pjesën elitare të Los Anxhelosit, Hancock Park, i plotëson të gjitha kërkesat e aktores.