Jahtin luksoz që i përket këngëtarit Marc Anthony, (51) e kaploi zjarri dhe ai është përmbysur, ka konfirmuar Fox News. Në momentin e aksidentit, jahti 36 metra i gjatë ishte i lidhur në marinë në Miami.
Këngëtari nuk ishte brenda, ndërsa është konfirmuar që asnjë nga anëtarët e stafit nuk ishte lënduar.
“Të gjithë janë të sigurt”, – konfirmoi ekipi PR i Marc.
Jahti, i cili u dogj plotësisht të mërkurën, vlerësohet në rreth 7 milionë dollarë, ndërsa rreth 40 zjarrfikës dolën në terren për ta parandaluar katastrofën, shkruan KOHA Ditore.
Këngëtari në jaht shpesh i bënte ndejat më të çmendura, ndërsa vetë jahti mund t’i akomodonte 12 persona. Përveç dhomave luksoze, në të kishte edhe pishinë, një depo për disa ski jet, skarë...
-
Digjet shtëpia e pushimeve e Marc Anthonyt
-
Jahti i djegur në Angli ishte ndër më të shpejtit në botë
-
Gjenden katër persona të vdekur e pesë të gjallë pas mbytjes së jahtit në Detin e Kuq
-
17 të zhdukur nga mbytja e një jahti turistik në Detin e Kuq
-
Fundosja e jahtit në Sicili – Hapet hetim për vrasje nga pakujdesia