Një superjaht u fundos të shtunën në Devon të Anglisë, pasi u përfshi nga zjarri, njoftuan autoritetet policore.
Jahti ishte i ankoruar në momentin kur shpërtheu zjarri, ndërsa deri më tash nuk është njoftuar për ndonjë person të lënduar. Autoritetet njoftuan se në jaht kishte rreth nëntë tonë naftë, duke e konsideruar si ndër shkaqet kryesore që shkaktoi zjarrin, shkruan “Dailymail” të hënën.
Pronari i jahtit “Princess Y85”, është një biznesmen lokal dhe vlerësohej në 6 milionë funte.
Jahti ishte vetëm një nga 31 modelet e tilla, ndërsa është në listën e jahteve më të shpejta në botë. Jahti u dogj për plot 5 orë para se të fundosej.
Ai është projektuar nga Pininfarina, kompani që ka projektuar pothuajse çdo tip të Ferrarit, që nga viti 1951 deri në vitin 2017. Posedonte fikës zjarri automatik dhe manual, si dhe aparate zjarri në çdo kabinë, por kësaj here nuk kryen punë.
Me të parë zjarrin, zjarrfikësit dolën në vend të ngjarjes për ta shuar atë, por që nuk ia dolën, pasi flakët e kishin pushtuar "në të gjitha anët". Porti u mbyll përkohësisht për përdorim.
Edhe
Fundoset nëndetësja afër Egjiptit, të paktën gjashtë të vdekur
Agjencia e Mjedisit njoftoi se do të punojë që mbetjet e jahtit t'i largojë në mënyrë të sigurt nga uji.
{gallery}