Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mandy Moore “dashurohet” në qumështin e Jakëve

Këngëtarja -aktorja Mandy Moore ka dëshirë të flaktë ta drejtojë fermën e saj të jakëve (kafshë e ngjashme me lopën që rritet në vise me lartësi mbidetare të lartë), pasi u bë e obsesionuar pas qumështit që e prodhojnë kafshët, derisa po ngjitej në Mount Everest.

Ylli i “This Is Us” e festoi festën e Ditës së Përkujtimit të Amerikës në kampin bazë të majës më të lartë në botë në Nepal në maj të këtij viti, dhe gjatë udhëtimit, ajo e zhvilloi një dëshirë të vërtetë për qumështin e jakut.

"Ata kanë çaj me qumësht jaku, pas të cilit u obsesionova dhe doja ta hapja një fermë jakësh kur u ktheva në shtëpi," i tha ajo prezantuesit amerikan Jimmy Kimmel.

Moore këmbëngul se nuk është vetëm shija ajo që e nxit për pijen "e shijshme": "Nga qumështi i lopës më dhemb lukthi, por qumështi i jakut ishte i mirë," tha ajo. "Ndoshta do ta marr një jak... Qentë që vrapojnë përreth, jaku në oborrin e shtëpisë."

Megjithatë, ëndrrat e Moore për jak ndoshta do të duhet të presin pasi që ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Taylor Goldsmith, aktualisht po i bëjnë punimet përfundimtare në albumin e saj të parë pas një dekade, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë Showbiz 2 j. më parë Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë

"E kemi shkruar të gjithë albumin së bashku," tha Moore. "Ai interpreton në të gjithë albumin. Do të shkojmë në turne së bashku. Është shumë simpatike!"

Ajo u martua me frontmanin e “Dawes”, Goldsmith, vitin e kaluar (2018).