Fituesja e Çmimit Nobel, 23-vjeçarja Malala Yousafzai, e dha një intervistë të gjatë dhe intime për revistën “British Vogue”, dhe përfshihet në ballinën e numrit të muajin korrik të kësaj reviste prestigjioze.
“Dua t’iu tregojë të gjithëve se mund të keni zë në kulturën tuaj dhe mund të siguroni barazi për të gjithë. Unë e njoh mirë fuqinë që një grua apo vajzë e re e bartë brenda në zemër, kur ka vizion për të ardhmen dhe lufton për misionin e saj, prandaj shpresoj që secila vajzë që e sheh këtë ballinë, ta dijë se mund ta ndryshojë botën po që se dëshiron. Faleminderit @BritishVogue”, kishte shkruar Malala në mesazhin e fundit të postuar në Twitter.
I know the power that a young girl carries in her heart when she has a vision and a mission – and I hope that every girl who sees this cover will know that she can change the world. Thank you @BritishVogue, @Edward_Enninful & @thedalstonyears pic.twitter.com/3OYejo5Hnm
— Malala (@Malala) June 1, 2021
Yousafzai në intervistën ekskluzive për revistën e famshme, ndër të tjera deklaroi se shkuarja në universitet më në fund i mundësoi të ketë kohë për veten, dhe të shijojë aktivitetet të thjeshta siç janë ngrënia në “McDonald’s”. Ajo diplomoi në Universitetin Oxford, vitin e kaluar.
Edhe
Malala Yousafzai është martuar me Asser Malikun
“Isha e entuziazmuar për gjithçka. Të shkoja në ‘McDonalds’ apo të luaja poker me miqtë e mi. E kam shijuar çdo moment sepse më parë nuk kisha shumë kohë për veten, dhe nuk isha shoqëruar me njerëz të moshës sime”, ka deklaruar Yousafzai.
Aktivistja e njohur ishte qëlluar në kokë nga militantët Taliban kur ishte vetëm 14-vjeçare, pasi kishte bërë thirrje për edukimin e vajzave në vendlindjen e saj, Pakistan.
Ajo ka thënë se nuk kishte pasur mundësi të shoqërohet me njerëz të moshës së saj, pasi për një kohë të gjatë ka qenë në rehabilitim nga plagët që i ka pësuar nga ky incident, dhe kishte udhëtuar anembanë botës, e kishe shkruar një libër, e ka realizuar një dokumentar dhe për një kohë të gjatë ka qenë shumë e angazhuar me aktivitete të ndryshme.
Yousafzai, e cila për revistën “British Vogue” pozoi me një shami të kuqe në kokë, tha se kjo nuk nënkupton se është e shtypur në çfarëdo forme. Ajo thotë se shamia i përfaqëson rrënjët e saj si Myslimane Sunni nga përkatësia etnike Pashtun.
“Vajzat myslimane, ato Pashtune apo që janë nga Pakistani, kur i ndjekim traditat e veshjes konsiderohemi të shtypura, të dhunuara apo që jetojmë në familje patriarkale,” ka thënë Yousufzai.
Ajo gjithashtu i kritikoi disa veprime aktiviste në rrjetet sociale, për të cilat thotë se duhet të ndryshojnë menjëherë.
“Aktualisht ne e kemi shoqëruar aktivizmin me postimet në rrjetet sociale. Kjo duhet të ndryshojë, sepse Twitteri është një botë krejt tjetër”.
Edhe
Malala kërkon t’u hapen kufijtë refugjatëve afganë
Në vitin 2014, Malala Yousafzai u bë fituesja më e re në histori që e fitoi Çmimin Nobel për paqe, për punën e saj si aktiviste për vajzat e reja që të kenë mundësi të studiojnë në universitet.
Ajo e pranoi se nuk kishte shkruar asgjë rreth nderimit të saj me Çmim Nobel, në letrën personale drejtuar Universitetit Oxford.
“Ndihesha në siklet dhe më vinte turp të tregoja për këtë gjë”, citohet të ketë thënë Yousafzai.
Aktivistja e njohur ka studiuar dhe është diplomuar në drejtimin e filozofisë, politikës dhe ekonomisë. Aktualisht ajo jeton me prindërit në Birmingham, ku e gjithë familja ishin zhvendosur pas tentimit për vrasjen e saj.
Yousafzai thotë se nuk është e sigurt për atë se çfarë do të bëjë tutje, dhe nuk e di nëse duhet të vazhdojë të jetojë në Britani të Madhe apo të shpërngulet në Pakistan apo ndonjë shtet tjetër.
Aktivistja madje e zbuloi se babai i saj, herë pas here pranon emaile prej meshkujve nga Pakistani, të cilët ia kërkojnë dorën e së bijës për martesë.
“Personat që deklarohen të interesuar për të më martuar, i tregojnë babait tim se kanë shumë tokë dhe shtëpi, prandaj do të dëshironin t’i konsideronte për t’u martuar me mua”, thotë Yousafzai.
Edhe
Chloe Malle bëhet kryeredaktore e “Vogue America”
Numri i muajit korrik i revistës “British Vogue” me intervistën e plotë të Malalas, do të jetë në dispozicionin e lexuesve nga e premtja.
{gallery}