Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Malala Yousafzai është martuar me Asser Malikun

Laureatja e çmimit Nobel dhe aktivistja për edukim, Malala Yousafzai, e ka bërë të ditur lajmin e martesës së saj në rrjetet sociale, të martën më 9 nëntor.

24-vjeçarja nga Pakistani e shquar për luftën e vazhdueshme për të drejtat njerëzore, e cila ishte qëlluar me armë zjarri nga talebanët për shkak të dëshirës së saj për t’u shkolluar, i postoi dy fotografi në Twitter dhe Instagram nga festa e martesës me Asser Malikun.

“Sot është një ditë e çmuar për mua. Asser dhe unë jemi kurorëzuar për të qenë partnerë për gjithë jetën. E kemi festuar martesën me një ceremoni të vogël tradicionale në shtëpinë tonë në Birmingham, se bashku me familjet tona. Ju lutemi të na i dërgoni bekimet tuaja. Jemi të lumtur ta nisim bashkë rrugëtimin që na pret tutje”, kishte shkruar Malala në postimin e saj.

Yousafzai ishte qëlluar në kokë nga militantët Taliban kur ishte vetëm 14-vjeçare, pasi kishte bërë thirrje për edukimin e vajzave në vendlindjen e saj, Pakistan. Në vitin 2014 ajo u bë fituesja më e re në histori që e fitoi Çmimin Nobel për paqe, për punën e saj si aktiviste e cila vazhdimisht bënë thirrje për drejtësi dhe barazi.

Malala ka studiuar dhe është diplomuar në drejtimin e filozofisë, politikës dhe ekonomisë në universitetin “Oxford”. Aktualisht ajo jeton në Birmingham ku e gjithë familja ishin zhvendosur pas tentimit për vrasjen e saj.