Albumi debutues i këngëtares, Mae Miller, do të lansohet kah fundi i këtij viti.
Profili i këngëtares 25-vjeçare është rritur, pasi së fundmi u njoftua se në muajin maj ajo do ta përfaqësojë Britaninë e Madhe në garën evropiane të këngës, “Eurovision”. Tani është zbuluar se albumi i saj debutues ka përfunduar dhe po flitet për realizimin e një turneu muzikor në mënyrë që të përfitojë nga fama e saj aktuale.
“Për disa vjet, Mae ka qenë shumë e zënë duke incizuar muzikë dhe nuk ka pasur shumë progres. Por, tani ajo është përzgjedhur për ta përfaqësuar Britaninë e Madhe në ‘Eurovizion’ dhe njerëzit po e pëlqejnë shumë këngën e saj. Po bëhet një fushatë e madhe rreth pjesëmarrjes së saj në konkursin e njohur të muzikës, për ta bërë atë një yll me karrierë të gjatë. Albumi i saj debutues tashmë ka përfunduar dhe do të dalë në treg pak para përfundimit të 2023-s”, deklaroi një burim i afërt për gazetën “The Sun”.
Thuhet se labeli i yllit, “Capitol Records”, po angazhohet me shumë përkushtim për t’u siguruar që këngëtarja të ketë sukses në rrugëtimin e saj muzikor.
Në fillim të këtij muaji, Mae bëri të ditur se ka punuar shumë për t’u bërë gati për “Eurovision”, ku do ta performojë këngën e shkruar nga ajo, “I Wrote A Song”.
Edhe
Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë
“Po punojmë çdo ditë për këtë performancë. Bëjmë vazhdimisht stërvitje vokale, koreografi dhe gjithçka duhet të jetë madhështore kur të dalim në skenë”.
Mae po ashtu e shpjegoi kuptimin e tekstit të këngës, duke pranuar se bënë fjalë për gjetjen e pozitivitetit pas një ndarjeje, në vend të inatit apo hakmarrjes.