Showbiz

Madonna refuzoi rolin në filmin “The Matrix”, tani ndihet shumë e penduar

Madonna ka bërë të ditur se një nga pendesat e saj më të mëdha në karrierë ka qenë refuzimi i një roli në filmin ikonik “Matrix”.

Mbretëresha 63-vjeçare e muzikës pop, është shfaqur në shoun “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” për të promovuar dokumentarin e saj “Madame X”. Gjatë shout, Madonna ka thënë se “dëshironte të vriste vetën”, pas refuzoi një ofertë për tu bërë pjesë e këtij filmi.

Ajo i ka thënë Fallonit po ashtu se asaj i janë ofruar një sërë rolesh të mëdha në Hollyëood. Ndonëse ka deklaruar se nuk është penduar që ka refuzuar të luajë në dramën erotike “Shoëgirls”, Madonna ka thënë se gjithmonë do të ndihet keq për vendimin e saj për ta refuzuar atë në filmin “The Matrix”.

“E kam refuzuar rolin në The Matrix. A mund ta besosh? Doja të vrisja vetën”, ka thënë Madonna.

Ky film është bërë një prej trilogjive më të suksesshme në historinë e filmit, duke arritur fitime deri në 1,3 miliardë dollarë. Deklarata e saj lidhur me refuzim të rolit në këtë film, ka ardhur pak pasi ka njoftuar për lansimin e dokumentarit të saj “Madame X”.