Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna kurrë nuk thotë kurrë

Këngëtarja Madonna nuk e përjashton adoptimin e më shumë fëmijëve, ndërsa ajo flet për hapjen e spitalit të parë të fëmijëve në Malavi.

Në një intervistë për CBS Sunday Morning, Madonna flet për amësinë, adoptimin dhe spitalin e fëmijëve, për të cilin ajo kishte ndihmuar që të ndërtohej në Malavi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këngëtarja 59-vjeçare e hitit të madh “Like a Virgin” udhëtoi me ekipin CBS në vendin afrikan për të vizituar spitalin.

Spitali është kulmi i shumë vizitave të saj në vendin e vogël afrikan, vizita që gjithashtu e frymëzuan atë për të adoptuar katër fëmijë, Mercy James, 11, David Banda, 11, Stelle, pesë vjeç dhe Estere, pesë vjeç.

E pyetur nëse këngëtarja do të konsideronte adoptimin e më shumë fëmijëve, ajo dha një përgjigje interesante, transmeton KosovaPress. “Kush e di? Po, unë kurrë nuk them kurrë”, tha Madonna. Ndërsa nëna e saj vdiq kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe, ajo zbuloi se amësia e saj ka qenë një formë terapi për të.

{gallery}