Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lupita Nyongo është ndarë nga Selema Masekela

Aktorja Lupita Nyongo ka njoftuar fansat e saj se është ndarë nga i dashuri i saj Selema Masekala, raporton revista People.

Në një postim në Instagram ajo ju ka thënë ndjekësve të saj se dëshiron të largohet nga dikush që nuk i beson më.

Shkrimin e gjatë Nyongo e nisi me pohimin se ka ngjarje shumë më të rëndësishme që po ndodhin tani nëpër botë dhe se mendimet dhe lutjet e saj janë me ata që janë duke vuajtur.

“Në këtë moment, është e nevojshme për mua që të ndajë një të vërtetë personale dhe publikisht të shkëputem nga dikush që nuk mund t’i besoj më”, shkroi 40-vjeçarja.

Ajo gjithashtu ka potencuar se i është thyer zemra për shkak të një dashurie që papritur në mënyrë shkatërruese u shua nga zhgënjimi. Ajo ka treguar se “po ka dëshirë të vrapojë e fshihet nëpër hije”.

Fituesja e çmimit Oscar ka thënë se ka zgjedhur që të përballet me dhimbjen duke gjetur kurajën për të jetuat jetën dhe po beson se do ta kalojë këtë gjendje.

Edhe Lupita Nyogo thotë se fansat po ia bëjnë më të lehtë ndarjen nga partneri Showbiz Lupita Nyogo thotë se fansat po ia bëjnë më të lehtë ndarjen nga partneri

Ajo e përfundoi postimin e saj duke shkruar se duhet përballur me dhimbjen. “Le të përballemi me dhimbjen në mënyrë që të mos e shpërndajmë”, ka shkruar Nyongo.

Ajo në këtë postim nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e Masekelas.