Loredana dhe Noizy kanë publikuar në mesnatën e së enjten bashkëpunimin e tyre të parë.
Kënga titullohet “Heart Attack” të cilës i është realizuar edhe videoklipi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReperja nga Kosova dhe reperi nga Shqipëria e kanë bërë të ditur disa ditë më parë se janë duke xhiruar videoklipin i cili është realizuar edhe në disa pjesë bregdetare të Shqipërisë.
Artistë nga Kosova dhe Shqipëria janë duke realizuar bashkëpunime të shumta këtë fillimverë.
Në të njëjtën kohë me Loredanën dhe Noizyn, bashkëpunimin e tyre e kanë publikuar edhe Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik.
Disa ditë më parë janë publikuar edhe bashkëpunimet Dafina Zeqiri-Kida dhe Ylli Limani-Noizy.
Një bashkëpunim tjetër që po pritet me padurim nga fansat është edhe ai mes Xhensila Myrtezajt dhe Noizyt, derisa të enjtën mediat kanë shkruar se këngë të përbashkët po realizojnë edhe Dhurata Dora e Elvana Gjata.