Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lopez tregon se është rrahur nga nëna e saj

Jennifer Lopez ka pohuar se nëna e saj e ka rrahur atë dhe motrat e saj.

Ylli i “Second Act” ka treguar se Guadalupe Rodriguez do të përfshihej në përplasje fizike me të dhe motrat e saj Leslie dhe Lynda.

“Ka bërë gjithçka që duhej për të mbijetuar dhe kjo e bëri atë më të fortë, ama edhe më të ashpër. Na rrihte shumë”, ka theksuar Jennifer në dokumentarin e saj “Halftime”.

“Nëse doni të jetoni në këtë shtëpi, do të edukoheni”, thoshte nëna. “Kështu një natë u grindëm keq dhe u largova nga shtëpia”.

76-vjeçarja, ish-punonjësja e shkollës, e ka konfirmuar se dyshja “përplaseshin shpesh” dhe e pranon se ishte larg nga të qenit “nëna perfekte”.

“Gjithmonë kisha pritshmëri të larta prej tyre”. “Nuk është se doja të isha kritike. Ishte vetëm për t’ju treguar se ato mund të bënin më shumë”.

“Isha larg nga nëna perfekte. E vetmja gjë që mund të them gjithmonë, gjithçka që bëra, e bëra me interesin e tyre më të mirë”.

Aktorja dhe këngëtare 52-vjeçare u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare për të ndjekur një karrierë në aktrim.

“Kur fillova të punoja, ideali i bukurisë ishte shumë i hollë, biond, i gjatë.

“Ka pasur shumë raste kur mendova thjesht të hiqja dorë. Më duhej të kuptoja vërtet se kush isha”, ka bërë të ditur aktorja.

“Ishte e vështirë kur njerëzit të shohin ndryshe – të duket si goditje me grusht. Mirëpo përfundova duke i arritur gjërat në një mënyrë që nuk e kisha menduar kurrë.”

Artikuj të ngjashëm