Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lipa e gatshme për “Studio 2054”

Dua Lipa duket se është e gatshme për paraqitjen e saj në “Studio 2054”.

Kjo performancë do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në Kosovë, këtë të premte më 27 nëntor nga ora 21:30 në LIVENow.

Më herët ishte raportuar se asaj do t’i bashkohen edhe J Balvin, Miley Cyrus, Kylie Miogue e të tjerë.

Në një postim në Twitter, Lipa ka publikuar disa fotografi përgatitore.

Aty shihet e shoqëruar me shumë valltarë tjerë.

“Shumë afër”, ka shkruar ajo.

Me ta bërë publik lajmin e organizimit të koncertit virtual “Studio 2054” i cili do të mbahet në një depo, Lipa e quajti këtë ngjarje një eksperiencë e re multidimensionale e drejtpërdrejt.

Edhe Dua Lipa shkëlqen me fustan të bardhë me pupla në festën para dasmës në Palermo Showbiz 1 muaj më parë Dua Lipa shkëlqen me fustan të bardhë me pupla në festën para dasmës në Palermo

Përveç artistes FKA Twigs, edhe yje të tjerë janë kontraktuar për të interpretuar në koncertin e 27 nëntorit, por emrat e tyre nuk janë publikuar ende, transmeton Koha.

Ngjarja “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër. Në të, bukuroshja britaniko-kosovare pritet t’i ndërrojë disa kostume dhe skenat ku ajo interpreton do të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, valltarë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special identiteti i së cilëve po mbahet i fshehtë.

“Studio 2054” do të transmetohet live në orë të ndryshme, varësisht prej territoreve dhe biletat për të fituar qasje për ta parë shoun, tashmë janë në dispozicionin e publikut. Madje përmes një postimi të fundit në Instagram, Lipa i ka publikuar edhe emrat e shteteve të Ballkanit ku do të transmetohet kjo ngjarje muzikore, përfshirë këtu edhe Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.