Një eksperiencë intime virtuale dhe rifreskuese, një koncert i gjallë ani pse online. Dua Lipa, padyshim që ka revolucionarizuar shfaqjet e tilla dhe për të bërë këtë ka gjetur edhe emrin e duhur, “Studio 2054”.
“Studio 2054”, performanca live multi-dimensionale, spektakli virtual nisi si një nevojë e Lipës për të përmbushur mungesën e turneve.
25-vjecarja nga Prishtina vendosi që ta sjellë këtë spektakël, diçka që të krijonte ndjesinë e një videoklipi të gjatë dhe për këtë bëri bashkë yje të njohura në industrinë e muzikës. Ftoi Elton Johnin, Angele, Bad Bunny, FKA Twigs, J Balvin, Tainy dhe Miley Cyrus, raporton KOHA.
“Studio 2054” është menduar që të jetë një kaleidoskop i udhëtimit të Dua Lipës nëpër kohë, hapësirë, topa reflektues diskosh. Pak a shumë çfarëdo që kujton kohë me të mira dhe kulturat e klubeve gjatë dekadave. Lipa padyshim që është duke dhuruar diçka të tillë. Ajo e nisi koncertin me këngën “Future Nostalgia” nga albumi i saj më të njëjtin titull që u lansua në mars të këtij viti. E veshur me te bardha e me një fustan të bardhë e vezullues, Lipa ringjalli shpirtin e ndejave.
Detaje të plota në lidhje me këtë perfomancë do të mund t’i lexoni në një artikull më të gjatë në KOHA.net që do të publikohet pas përfundimit të koncertit.
Edhe
Dua Lipa elektrizon në “Studio 2054” bashkë me miqtë
{gallery}