Këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa ka treguar për Billboard sa krenare është me faktin që ka marrë dy nominime për Grammy Awards.
“Është nominimi më i rëndësishëm që mund të marrësh. Kaq shumë artistë që unë i kam pasur inspirim tërë jetën janë nominuar, dhe jam kaq e lumtur. Fakti që jam nga Kosova dhe e shoh sa shumë rëndësi ka për njerëzit atje, e bën edhe më të çmendur gjithë këtë. Ndjej se po e përfaqësoj veten, por edhe Britaninë e Madhe dhe Kosovën. Është një moment i madh krenarie për mua”, ka thënë Lipa për Billboard, transmeton KTV-ja.
Ajo tregoi se ka pirë shampanjë që në mëngjes për të festuar arritjen e madhe.
Këngëtarja e hitit New Rules është nominuar për Artisten e re më të mirë, dhe Best Dance për këngën “Electricity”.
Grammy Awards është ceremonia kryesore muzikore e vitit në SHBA.
-
Nominimi i dyfishtë për “Brit Awards” – rikonfirmim i Dua Lipës në piedestal
-
Abbott uron Dua Lipën: Po i bën krenare Kosovën dhe Britaninë
-
Dua për gjashtë nominimet në Grammy: Këto janë gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra
-
Dua Lipa përveç se e nominuar, edhe do të përformojë këtë të dielë në “Grammy”
-
Dua Lipa është gati për natën më të madhe të muzikës