Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lindsay Lohan me ‘reality show’ të saj në MTV

Këtë mëngjes, bota ka marrë një dhuratë të mrekullueshme gjatë emisionit “Good Morning America” kur aktorja e famshme Lindsay Lohan ka promovuar projektin e saj të fundit – një ‘reality show’ për MTV.

“Paketoni gjërat tuaj, MTV. Po shkojmë në Mykonos”, ka thënë ajo në videon prezantuese të këtij projekti, transmeton Koha.net.

“I jam bashkuar familjes së MTV-së, dhe jam Lindsay Lohan”, ka vazhduar ajo, thuajse e tërë bota nuk e di se kush është. “Bëhuni gati!”, përfundon ajo.