Aktorja Linda Hamilton (62), ylli i “Terminatorit”, e befasoi publikun me një deklaratë të fundit se ajo nuk ka pasur seks për 15 vjet, raporton “People”. Ofertat e martesës nuk i interesojnë.
Ajo e shijon kohën në vetmi, ndërsa pas dy martesave të dështuara, siç thotë ajo, do të rimartohej vetëm nëse do t’i propozonte piktori Kehinde Wiley (42).
“Kam abstenuar për të paktën 15 vjet. Nuk i numëroj më vitet, sepse thjesht nuk ka rëndësi - ose të paktën nuk ka rëndësi për mua. E kam një lidhje shumë romantike me jetën time të përditshme dhe njerëzit që janë në të”, - tha aktorja.
Ajo ka qenë jashtë Hollywoodit për një kohë, dhe gjatë asaj kohe e pranoi se jeta e qetë dhe qetësia i pëlqejnë, shkruan KOHA Ditore.
“U zgjova një mëngjes dhe mendova - jam në vilën time, fëmijët e mi kanë shkuar, agjentët nuk më thërrasin. Kjo është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Mendoj se askush nuk e shijon vetminë si unë”, - tha ajo.
Ajo i kaloi shtatë vjet me aktorin filmik Bruce Abbott (65), dhe me të e ka djalin, gjithashtu aktor, Dalton Abbott (29). 20 vjet më parë, ajo u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj i dytë, James Cameron, 65 vjeç, i cili e bëri regjinë e vazhdimit të dytë të “Terminatorit”. Ata ishin të martuar për dy vjet, dhe së bashku e kanë vajzën Josephine Arche (26).