Personazhi i “Emily in Paris” i Lily Collins mund të jetë një nga vajzat më të njohura të modës në televizion, por gardëroba e saj që kishte veshur, ka pasur një kosto të madhe.
Derisa ishte e pranishme në The Tonight Show me Jimmy Fallon të martën, ylli i Netflixit u shpreh se ka sakrifikuar rehatinë për stilin e xhirimit të serialit, i cili së fundmi pati edhe sezonin e tretë dhe të katërt, shkruan The People.
Kur Fallon i tha Collinsit se njerëzit po bëjnë peticion në internet për të pasur Emily në qytete të ndryshme, ajo u përgjigj: “Sinqerisht do të shkoja në gjithë botën me të nëse do të mundja”.
“Unë vetëm dua të shkojë në rrugë ku mund të mbathë këpucë pa taka. Ju nuk mund ta merrni me mend se sa e dhimbshme mund të jetë mbathja e këpucëve me taka në Paris. Në fakt unë kam shkuar te mjeku çdo javë për këmbët pasi po vishja këpucë me taka gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai.
Kur Fallon bëri shaka duke thënë se pse të mos ketë një sezone ku Emily mbathë vetëm atlete, ajo tha “Po, Emily në atlete, pse jo”.
-
Sezoni i fundit i serialit “Emily in Paris” po xhirohet në Mykonos
-
“Emily in Paris” përfundon pas sezonit të gjashtë
-
Lily Collinsit i ka ndryshuar stili prej se është bërë nënë
-
Lily Collins thotë se mëmësia ia ka bërë më të vështira xhirimet e “Emily in Paris”
-
Lilly Collins e ëndërron “Emilyn” në Londër