Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Letra e Bon Scott nga turneu blihet nga Qeveria australiane

Një letër e shkruar nga Bon Scott, gjatë turneut të “AC/DC” në SHBA në vitin 1978, është blerë nga Qeveria australiane, ndërkohë që një bibliotekar shtetëror pohon se ajo i ndryshon perceptimet për këngëtarin e ndjerë.

Letra ishte shkruar për të dashurën e Scott, Valerie, dhe i detajon momentet e larta dhe të ulëta të jetës në turne. Ai shkroi për faktin se i detyrohej para bendit, sepse e kishte harxhuar pagesën e tij, problemet me shëndetin mental të bateristit Phil Rudd dhe që dëshironte të lajmërohej në sanitarium.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Letra e kishte një çmim të rezervuar prej 6.500 dollarësh, por u shit në janar për 14.000 dollarë; Qeveria e Australisë Perëndimore u konfirmua kohët e fundit si blerësi i letrës nga PerthNow.com. Scott dhe familja e tij u zhvendosën në Australi nga Skocia dhe u vendosën në rajonin Spewardwood të Perthit. Ai ishte aktiv në komunitetin e muzikës nga vitet '60 deri në vdekjen e tij në vitin 1980 në moshën 33-vjeçare, shkruan KOHA Ditore.

Image

"Ekziston një perceptim për Bon Scottin - sidomos nga tekstet e këngëve të tij - se ai ishte një person keqdashës dhe djallëzor", tha dr. Adam Trainer, ekspert i muzikës në Bibliotekën Shtetërore WA. "Por kjo letër e tregon një anë tjetër të tij, më të butë dhe emocionale".

Ai shtoi se letra tregoi se AC/DC kishin probleme financiare, pavarësisht nga suksesi i tyre në rritje. "Kjo gjithashtu tregon se bendet kanë shumë njerëz të tjerë - si agjentët, menaxherët dhe operatorët e vendeve të performimit - të cilët gjithashtu duhet të marrin pagesa", tha ai.

Duke shkruar në një letër mesazhesh të hotelit, Scott i kërkoi falje Valeries për moskontaktimin e saj më herët, duke thënë se ai ishte "gjithmonë duke udhëtuar ose i dehur ose... ose... sot po dridhem kaq shumë sa që vështirë që mund të shkruaj... U detyrova t’i ndaloja telefonatat kur situata e parave u përkeqësua dukshëm. Tashmë jam në minus rreth 130 dollarë në pagesat e kësaj jave, por rreth dy javë më parë i detyrohesha bendit rreth 70 dollarë në pagesa, dhe kjo është çmenduri. Por të qenit i çmendur është mënyra e vetme për të më mbajtur normal, nëse më kupton se çfarë dua të them".