Hetimi për vdekjen e dubleres gjatë xhirimeve të filmit “Deadpool 2” në Vancouver në aksidentin fatal me motoçikletë ka ndodhur si pasojë e "një serie gabimesh të sigurisë", shkruan BBC News.
Agjencia qeveritare WorkSafeBC tha që producentët e filmit është dashur të siguroheshin që dublerja Joi Harris ta kishte vendosur helmetën gjatë xhirimit, shkruan KOHA Ditore. U tha gjithashtu se duhej të kishin ekzistuar barriera adekuate për ta parandaluar atë që të largohej nga zona e xhirimit më 14 gusht 2017.
Kompania 20th Century Fox e cila e ka bërë produksionin e filmit i cili e pati premierën në maj të vitit 2018, tha se me gjithë respektin ata nuk pajtohen me disa gjetje të raportit.
"Siguria është prioriteti ynë kryesor, dhe derisa nuk pajtohemi me disa nga gjetjet e raportit, Fox i kontrolloi detajisht protokollet e veta të sigurisë së dublerëve menjëherë pas aksidentit tragjik dhe i rishikoi dhe implementoi procedurat e përmirësuara të sigurisë", thuhet në deklaratë.
Sipas WorkSafeBC, 40-vjeçarja vdiq pasi u ‘lansua’ nga ulësja e motoçikletës të cilën e ngiste, dhe më pas u përplas në portalet e një ndërtese të afërme. Në raport thuhet se Fox nuk e ka kryer ndonjë vlerësim të rrezikut që kanë të bëjnë me kontrollet e sigurisë, shpejtësinë e motoçikletës dhe qëndrueshmërinë e pajisjeve.
WorkSafeBC thekson se rezultatet e hetimit mund të rezultojnë në ndëshkim administrativ për 20th Century Fox.
Edhe
“Marvel” fajësohet për vonimin e realizimit të filmit “Deadpool 3”
Më herët këtë vit, avokati i familjes Harris tha se është arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me kompaninë e lartpërmendur. Pas aksidentit, ylli i “Deadpool”, Ryan Reynolds tha se aksidenti i la të gjithë të shokuar dhe rrënuar.
"Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk mund të krahasohet me pikëllimin dhe dhimbjen e pashpjegueshme që familja dhe të dashurit e saj po e ndjejnë në këtë moment", shtoi Reynolds në atë kohë.