Më pak se një javë pasi u bë e ditur se Jennifer Lawrence po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney, burimet kanë thënë se aktorja mezi pret të bëhet nënë.
Përfaqësuesit e aktores 31-vjeçare konfirmuan se ishte shtatzënë më pak se dy vjet pasi që u martua me artistin 37-vjeçar në tetor të 2019-s. Burime të afërta me aktoren kanë zbuluar për revistën “People” se ajo kishte dashur që të krijonte familje për një kohë të gjatë dhe më në fund e gjeti partnerin e duhur për të pasur fëmijë.
“Jen donte të krijonte familje që një kohë të gjatë dhe gjeti një bashkëshort ideal që e do, e respekton dhe kënaqet me të”, ka thënë burimi. “Ajo e do jetën bashkëshortore dhe ata kanë krijuar një themel të fortë për të pasur fëmijë. Është shumë e lumtur dhe mezi pret të bëhet nënë”, ka shtuar burimi. Burimi ka theksuar se Lawrence do të vazhdojë të aktrojë pas lindjes së fëmijës.
“Ashtu si aktorët e tjerë, do ta balancojë karrierën e saj dhe jetën si grua dhe nënë. Do t’ia dalë. Jen është e përgatitur dhe e gatshme të jetë prind, sepse e do jetën familjare”, ka shtuar burimi. Lawrence dhe Maroney nisën lidhjen e tyre të dashurisë në qershor të vitit 2018 dhe u martuan në tetor të vitit 2019 në një ceremoni private në Rhode Island.
Aktorja kthehet me filmin e saj të parë në më shumë se dy vjet, “Don't Look Up”, duke luajtur përkrah Leonardo DiCaprios.
Filmi i ri nga shkrimtari-regjisori Adam McKay paraqet dy astronomë që nisin një turne botëror, duke paralajmëruar se një kometë do ta shkatërrojë Tokën. Lawrence dhe DiCaprio udhëheqin një ekip të yjeve, si Timothee Chalamet, Jonah Hill, Cate Blanchett, Gina Gershon, Meryl Streep dhe shumë të tjerë.
“Red, White and Water” është në post-produksion dhe pritet në vitin 2022, me protagonistët Brian Tyree Henry dhe Samira Wiley. Aktorja gjithashtu do të luajë në “Mob Girl”, bazuar në historinë e vërtetë të një gruaje nga New Yorku e cila u bë një informatore mafioze për FBI-në.