Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Laert Vasili dhe Donald Shehu puthje dashurie në skenën e Tiranës

“Engjëjt e Amerikës” vepra provokative e Tony Kushner u ngjit premierë të shtunën në skenën e ArtTurbina nën regjinë e Arben Kumbaros. E konsideruar një vepër e vështirë jo vetëm për historinë që trajton, por konceptin regjisorial, duket se Kumbaro arriti të kalonte një tjetër sfidë profesionale. Kjo vepër ngjiti për herë të parë në skenën e një teatri shqip një ndërthurje fatesh të pesë homoseksualëve.

Përtej mesazheve të forta të lidhjes të së keqes me pushtetin, ajo do të kujtohet dhe si vepra ku për herë të parë ndodhi një puthje mes dy burrash në skenën e teatrit shqip.

Aktorët Laert Vasili dhe Donald Shehu nën një interpretim të shkëlqyer ishin shndërruar në dy karaktere që do të shkëlqenin në çdo teatër në botë. Në rolin e dy dashnorëve, ata janë të parët që realizuan dhe puthjen e skenën e parë të dashurisë mes dy burrave në teatër, duke thyer një tabu.

Në role të tjera spikatën Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri dhe Vasjan Lami.

{gallery}