Lady Gaga e ka arritur një sukses të rrallë të dyfishtë në top listën amerikane një javë pas marrjes së Oscarit të saj të parë.
Kënga Oscar-fituese e yllit të popit nga filmi “A Star is Born”, “Shallow”, ka arritur në krye të Billboard Hot 100 një ditë pasi që kolona zanore e filmit e arriti numrin një në Billboard 200.
“Shallow”, që ia mundësoi këngëtares pozitën numër një në top listat e popit pas tetë vjetësh, e largoi nga froni hitin e Ariana Grande, “7 Rings”, pasi që kërceu nga pozita numër 21 në atë numër një në javën e 22-të në listë.
Kjo është kënga e katërt numër një në top listat amerikane të Gagas pas “Born This Way”, “Poker Face” dhe “Just Dance”.
Ajo e performoi këngën me kolegun e saj nga filmi “A Star is Born”, aktorin dhe regjisorin Bradley Cooper në ceremoninë e 91-të për Oscar muajin e kaluar, shkruan KOHA Ditore.
“7 Rings” e Grande bie në pozitën dy pas pesë javësh sa ishte në krye, ndërsa kënga e Halsey, e cila ishte për dy javë në pozitën numër një gjithashtu ra për një vend në pozitën numër tre, dhe kënga e Post Malone dhe Swae Lee Sunflower (Spider-Man: Into the Spider-Verse) dhe ajo e J. Cole Middle Child e përmbyllin top pesëshen.