Lady Gaga dhe Madona e kanë përfunduar armiqësinë e tyre tetëvjeçare me një përqafim miqësor në një ndejë të Oscar të dielën mbrëma.
Të dy këngëtaret kanë pasur mosmarrëveshje qëkur kritikët sugjeruan që hiti i Gaga, Born This Way, u frymëzua shumë nga hiti Express Yourself i Madonnas - dhe Madonna u pajtua me këtë.
Këngëtarja e Poker Face i përkeqësoi gjërat në vitin 2016 duke këmbëngulur se krahasimet ishin "qesharake" dhe më pas duke vënë në dukje se ajo intepretoi në instrumentet e saj, ndërsa Madonna nuk e kishte bërë këtë.
"Madonna dhe unë jemi shumë të ndryshme," tha ajo. "Nuk do ta bëja këtë krahasim fare. Nuk dua të mos e respektoj Madonnën... Ajo është pop ylli më i madh i të gjitha kohërave... Por unë interpretoj në shumë instrumente. E shkruaj të gjithë muzikën time. Kaloj orë dhe ditë të tëra në studio. Unë jam producente. Unë jam tekstshkruese. Ajo që unë bëj është ndryshe".
Madona u përgjigj duke e postuar një meme të ish kandidates presidenciale të SHBA-ve Hillary Clinton duke e shikuar telefonin e saj me tekstin ku thuhej: "Nuk të dëgjoj dot. Jam shumë e zënë duke qenë e mahnitshme."
Këngëtarja e shtoi titullin: "Si një boss! LOL."
Por ato të dyja dukeshin si shoqe të vjetra kur Gaga u paraqit në ndejën pas ndarjes së çmimeve Oscar të Madonnës dhe Guy Oseary në Los Angeles.
Përkundër një ndalimi rigoroz të postimeve në mediat sociale, një foto e dy yjeve megjithatë u shfaq, dhe ishte e qartë se gjithçka ishte falur, shkruan KOHA Ditore.
Madonna, e veshur me një vello diamanti dhe një fustan mëndafshi ngjyrë bezhë dhe me flokë bjonde gërshetë, e përqafoi Gagën, e cila ende po e mbante fustanin e saj të zi nga ceremonia e Oscarit, derisa po e mbante Oscarin e saj të parë për këngën më të mirë.
Gaga gjithashtu e bëri një nga performancat më të mira në ceremoni, ku i bashkoi forcat me aktorin nga “A Star Is Born”, Bradley Cooper, për një interpretim emocional të këngës fituese, “Shallow”.