Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kylie pas ndarjes nga Travis Scott i kthehet ish të dashurit

Hollywoodi aktualisht është tronditur nga skandali i miliarderes më të re Kylie Jenner (22) dhe ish-të dashurit të saj, reperit Travis Scott (28). Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar ndarjen dhe as që dëshirojnë të prononcohen për këtë, mediet e huaja nga anë të ndryshme i kanë mësuar arsyet e ndarjes.

“Kylie është e re, por me të vërtetë e dëshiron një jetë tradicionale dhe familjare. Ajo e ka parë që motrat e saj më të mëdha kanë familje dhe shumë fëmijë prandaj edhe ajo e dëshiron të njëjtën gjë”, - tha një mik i familjes për E! News.

Derisa Jenner dëshiron familje si nëpër filma, ish i dashuri i saj nuk mendonte njësoj.

“Asaj i pëlqen të jetë në shtëpi me Travisin dhe vajzën e tyre Stormi Webster më shumë se çdo gjë tjetër, por prioritetet e tyre janë të ndryshme tani”, - vazhdoi burimi. Kylie dëshiron që Travis të jetë më i përkushtuar për familjen, megjithatë ai është i përqendruar në karrierën e tij dhe aktualisht po punon në këngën e re ‘Highest in the Room’.

“Ai e kishte shumë të vështirë të kthehej në shtëpi në mbrëmje për të qenë me familjen e tij dhe ta vinte Stormin në gjumë. Ai nuk është në atë fazë të jetës tani. Kjo e bëri Kylie të pasigurt dhe anksioze. Gjatë muajve të fundit, Kylie nuk ka qenë e sigurt për atë se çfarë po ndodh. Ajo dëshiron të ketë më shumë fëmijë, ndërsa e kuptoi se ai nuk mund t’ia ofrojë këtë”, - thotë miku.

Kylie dhe Travis janë bashkë për më shumë se dy vjet, ndërsa reperi aktualisht jeton në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Kylie Jenner po orientohet më shumë kah shtëpia Showbiz Kylie Jenner po orientohet më shumë kah shtëpia

“Kylie e lejon atë ta takojë Stormin. Kurrë nuk do t’ia mohonte këtë”, - shkruajnë mediet e huaja. Megjithatë, pasi çifti u nda, po flitet se Kylie është përsëri në lidhje me ish të dashurin e saj, reperin Tyga (29).

Miliarderja raportohet se pas ndarjes paqësore nga Travisi, shkoi direkt tek Tyga. Ajo kishte dalë në mbrëmje me shoqet e saj, dhe më pas shkuan në hotelin Sunset Marquis, ku në studio punonte Tyga. Në tre të mëngjesit ajo doli nga hoteli nga pjesa e pasme, ndërsa disa minuta më vonë doli edhe reperi.