Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kylie ka refuzuar martesën 5 herë deri më tani

Miliarderja më e re në botë Kylie Jenner, 22 vjeç, e ka refuzuar në mënyrë të përsëritur partnerin e saj Travis Scott, 28 vjeç, kur ai i propozoi. Edhe pse çifti është në lidhje tash dy vjet dhe që nga shkurti 2018 e kanë vajzën Stormi, anëtarja e klanit Kardashian/Jenner nuk ka në plan të martohet me Travis. Që kur e lansoi linjën e kozmetikës së parfumeve dhe grimit, pasuria e saj vetëm sa po rritet. Kjo është pikërisht arsyeja se pse ajo është kritikuar nga ndjekës të shumtë.

“Ti dhe familja jote jeni siguruar për gjithë jetën tuaj. Mendoj se është koha që tani t’i kushtohesh familjes, martesës, fëmijës…”, - ishte një nga komentet, shkruan KOHA Ditore. Një burim i afërt me çiftin zbuloi për mediat amerikane se Travis dëshiron të martohet, por ky nuk është edhe plani i saj.

Image

“Travis do të martohej me Kylie nesër nëse mundet, por ajo e ka refuzuar atë pesë herë. Ai e bën këtë në mënyrë spontane, thjesht e pyet atë, duke shpresuar që ajo do të thotë po”, - tha një burim i afërt me çiftin. Arsyeja për këtë është se Kylie është e lumtur me lidhjen e tyre dhe nuk po nxiton.

Image

“Ata janë shumë të lumtur në lidhje dhe nuk duan ta prishin dashurinë me martesë”, - shtoi burimi. Pavarësisht se Kylie ishte vetëm 21 vjeç, pjesa më e madhe e klanit Kardashian-Jenner thuhet se po e mbështesin idenë e Travisit për një ceremoni zyrtare.

“Kim është ajo që më së shumti po përpiqet ta bindë, ndërkohë që shumë nga miqtë e saj gjithashtu mendojnë se kjo do të ishte e mirë për Kylie. Se kjo do t’i ndihmonte të gjithë të ndjehen më mirë”, – pohon burimi.