Ylli amerikan i reality-TV Kylie Jenner është nënë e vajzës një vjeçare, Stormi, të cilën e lindi nga lidhja me muzikantin Travis Scott. Edhe pse çifti është ndarë dhe pajtuar disa herë, kohët e fundit dashurisë së tyre po u shkon shumë mirë, siç dëshmohet nga postimet e fundit të Kylie në Instagram, të cilat tregojnë se ajo ishte mbështetja më e madhe e tij në premierën e dokumentarit hollivudian i cili bën fjalë për suksesin e reperit të ri.
Megjithatë, përveç mbështetjes dhe dashurisë, Kylie dhe Travis i ndajnë edhe opiatet me njëri-tjetrin, me çfarë Kylie pa hezitim u krenua në mediat sociale. Në një Instagram story ajo e postoi një video nga një limuzinë ku shihet qartë se reperi 28-vjeçar i frynë tym të marihuanës në gojë të fejuarës së tij 22-vjeçare, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse në Kaliforni, ku u xhirua video, marihuana është plotësisht e ligjshme që nga viti 2016, fansat e saj janë të shokuar nga sjellja e saj duke pasur parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të vogël.

T’ju rikujtojmë, Kylie ka jetuar para kamerave që kur ishte 10 vjeç në reality shown “Keeping Up with the Kardashians”, ashtu si edhe motrat e saj Kendall dhe gjysmë-motrat Khloe, Kourtney dhe Kim, kështu që ajo është mësuar me publikun duke e komentuar çdo lëvizje të saj. Megjithatë, ajo e shfrytëzoi mirë reality famën e saj duke e lansuar brendin e saj të kozmetikës, i cili e bëri atë miliardere. Ajo e lindi vajzën Stormi në shkurt të vitit 2018 nga lidhja me muzikantin Travis Scott. Ajo deklaroi në disa raste se e dëshironte edhe një vajzë, ndërsa herën e fundit e bëri këtë në prill të këtij viti kur ia uroi ditëlindjen partnerit të saj Travis në profilin e saj në Instagram me një foto, duke e titulluar: “Le të argëtohemi dhe ta bëjmë edhe një fëmijë”.