Të gjithë e kanë mënyrën e vet se si ia urojnë ditëlindjen të dashurit apo të dashurës, ndërsa anëtarja më e re e klanit Kardashian-Jenner sigurisht që tregoi se është origjinale. Kyle (21) ia dedikoi partnerit të saj Travis Scott (27) një billboard të tërë, në të cilin ishte fotografia e saj dhe e vajzës së tyre Stormi (1).
Reperi do ta festojë ditëlindjen e 28-të brenda disa ditëve, por në Twitter tashmë është shfaqur fotografia e billboardit me të cilin miliarderja më e re sipas Forbes po ia uron paraprakisht atë. Siç shkruajnë mediat e huaja, billboardi është vendosur në cep të njërit prej udhëkryqeve më të ngarkuara në Hollywoodin Perëndimor.
Qëkur është 'shfaqur' fotografia në rrjetet sociale, mendimet janë të ndara. Disa e konsiderojnë gjestin e saj simpatik, ndërkohë që të tjerët e mendojnë si të tepruar, shkruan KOHA Ditore.
“Paraja kurrë nuk ka mundur ta blejë shijen. Fundja, ku është Travis në fotografinë e cila i është përkushtuar atij? Përsëri gjithçka sillet rreth Kyliet dhe egos së saj”, “Kjo është kaq e hapur dhe më bën të zemëruar. Bota po vdes, ndërsa paratë shpenzohen në billboardin e mallkuar. Nuk mund ta duroj këtë vajzë”, – janë disa nga komentet në internet.
-
Mbrëmje familjare për çiftin Scott dhe Jenner në “Billboard Music Awards”
-
Kylie Jenner nënë për herë të dytë
-
Kylie Jenenr dhe Travis Scott më të afërt se kurrë
-
Kylie Jenner po gjen mbështetje te ish i dashuri gjatë pandemisë së koronavirusit
-
Kylie Jenner sërish e dashuruar, tani në reperin e famshëm