Kourtney Kardashian u ka dhënë fansave pamje nga prapaskenat e festës së zbulimit të gjinisë së foshnjës së saj, të cilën ajo dhe bashkëshorti Travis Barker e organizuan së bashku për më pak se 48 orë.
Të shtunën, ajo ndau një postim në Instagram, duke zbuluar më shumë rreth ngjarjes e cila po shpërndahej në platformën Posh.
Kardashian dhe Barker zbuluan se do të lindin një djalë më 24 qershor. Derisa Barker performonte me një daulle, një breshëri shiritash blu u gjuajtën në ajër pas tyre. Çifti në të vërtetë ishin mjaft praktik kur erdhi puna për planifikimin.
Dyshja e trajtoi ngjarjen si festë të madhe ku nuk mungonte muzika.
Poosh zbuloi se Barker, 47 vjeç dhe Kardashian e thirrën planifikuesin e ngjarjeve Corrie Mendes më 22 qershor për festën dhe brenda dy ditësh gjithçka ndodhi. Ngjarja festive u organizua më pas pothuajse si koncert, me një sportel ku të ftuarit shkonin për t’i marrë rripat e dorës në ngjyrën rozë ose blu.
“Të ftuarit u ftuan gjithashtu të eksploronin ‘Këndin e Kujtimeve’, ku mund të linin një shënim për beben dhe të bënin foto në kamerat e disponueshme për t'i përdorur më vonë në librin e tyre të foshnjës”, thuhet në postim.
Edhe
Kourtney Kardashian flet pas ndërhyrjes urgjente kirurgjike për ta shpëtuar fetusin
Të ftuarit gjithashtu mund të ngriheshin dhe të pinin pije në barin 818 - marka e tekilës në pronësi të Kendall Jenner - që përmbante pije me porosi, duke përfshirë një koktej rozë “Love Child” dhe një pije blu “Rock-a-Bye Baby”.
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi