Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kthimi në “Top Gun” ishte i çuditshëm për Tom Cruise, thotë kolegu Jon Hamm

Rikthimi i Tom Cruise në franshizën e filmit Top Gun më shumë se tre dekada pas publikimit të tij fillestar ishte një përvojë "vërtet e çuditshme" për aktorin, sipas kolegut të ri Jon Hamm.

Ikona e Mission: Impossible e reprizon rolin e tij si piloti tërheqës Pete "Maverick" Mitchell për filmin e ardhshëm Top Gun: Maverick, ndërsa Val Kilmer do të kthehet si piloti i tij rival, Tom "Iceman" Kazansky.

Image

Hamm është ndër aktorët e rinj në kastin e filmit aksion, ndërsa ai zbulon se një nga bisedat e tij të para me Cruise sillej rreth mahnitjes së tyre se kishin arritur ta ribënin filmin klasik të vitit 1986 për një gjeneratë të re të adhuruesve, shkruan KOHA Ditore.

"Në ditën time të parë iu afrova, ai më dha një përqafim të madh dhe më tha: 'Mirë se erdhe, është shumë mirë që të kemi këtu!' E mora përvojën e plotë të Tom Cruise, ishte e shkëlqyeshme", tha ylli i Mad Men në emisionin e mëngjesit Good Morning America.

"U emocionova dhe e pyeta, i thashë, "Duhet të jetë shumë e çuditshme për ty – je në të njëjtën set, në të njëjtin kostum, vetëm 30 vjet më vonë. Si të duket kjo?" dhe ai më tha: "Po, është vërtet e çuditshme!"

Edhe “Top Gun: Maverick” shënon debutim të mirë në arkat filmike Showbiz “Top Gun: Maverick” shënon debutim të mirë në arkat filmike

"I thashë, ‘Mirë, ja ku po fillojmë!"

Top Gun: Maverick, me regji të Joseph Kosinski, nuk do të dalë në kinema deri në verën e ardhshme, por Hamm këmbëngul se ia vlen të presësh: "Filmi do të jetë i jashtëzakonshëm", tha ai.