Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kryebashkiaku i Londrës me urim të veçantë për Dua Lipën

Dua Lipa fitoi çmimin “Best New Act” në ndarjen e çmimeve EMA të MTV, dhe për këtë ka marrë dhe një urim të veçantë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, i cili njihet si fans i muzikës së Dua Lipës, dhe nuk ka munguar në mjaft koncerte të saj, transmeton tch.

“Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, shkruan Khan në profilin e kryebashkiakut të Londrës.