Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“KPop Demon Hunters” kualifikohet zyrtarisht për Oscar

KPop Demon Hunters

Filmi i animuar i Netflixit, “KPop Demon Hunters”, është një hap më afër një momenti të madh - çmimit Oscar. Ai është mes 35 filmave të kualifikuar për kategorinë e filmave të animuar në edicionin e 98-të të çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, të cilat do të ndahen më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Akademia publikoi të premten listat e filmave të kualifikuar për kategoritë e animacionit, dokumentarit dhe filmave ndërkombëtarë. Për të qenë i kualifikuar për Oscar, një film duhet të ketë pasur shfaqje në kinema në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“KPop Demon Hunters” u shfaq në New York, Los Angeles dhe San Francisco gjatë qershorit, duke përmbushur këtë kriter, ndërsa shfaqja e tij në Mbretërinë e Bashkuar nuk mjaftoi për kualifikimin për BAFTA.

Përveç “KPop Demon Hunters”, ndër filmat e tjerë të animuar të kualifikuar janë “Arco” i Neon, “Elio” dhe “Zootopia 2” i Disney, “Little Amélie or the Character of Rain” i GKids, “In Your Dreams” i Netflix, “Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba Infinity Castle” i Crunchyroll/Sony dhe “Chainsaw Man – The Movie: Reze Arc”.