Motrat Kim (38) dhe Kourtney (40) Kardashian aktualisht janë ndër personazhet më të famshme në botë. Në rrjetet sociale ato kanë ndjekës të shumtë dhe çdo ditë postojnë foto të tyre.
Kim i befasoi ndjekësit e saj me një foto prej disa vjet më parë, kur ajo dhe Kourtney ishin ende adoleshente - para operacioneve plastike, fillerëve dhe rregullimeve kozmetike. Fotografia shumë shpejt i fitoi më shumë se dy milionë pëlqime.
“Shkojmë në Armeni”, - shkroi Kim shkurtimisht në përshkrim. Megjithatë, Kardashianet janë nga Armenia për nga babai. Paraardhësit e motrave Kardashian u larguan nga Armenia pak para gjenocidit të vitit 1915, në të cilin Perandoria Osmane i vrau 1.5 milion armenë. Shumë vende nuk e pranojnë, ndërsa motrat Kardashian në reality shown e tyre kërkuan nga Amerika që zyrtarisht ta pranojë gjenocidin.

Përndryshe, Kourtney e ka faqen e saj 'Poosh' në të cilën e promovon një jetë moderne dhe të shëndetshme, shkruan KOHA Ditore. Kohët e fundit në profilin e Instragramit ajo e postoi një fotografi të saj me rroba banje dhe, ndryshe nga motrat, nuk e editoi atë. Kourtney i tregoi shenjat e vijave në ije dhe në të pasme, duke tërhequr shumë komente pozitive në mediet sociale.
Ylli i reality TV u tha ndjekësve se nuk e ka asnjë problem me vijat.
“I dua vijat e mia”, - u shkroi atyre.
-
Khloe Kardashian falënderon Bidenin që njohu gjenocidin armen
-
Kim Kardashian West dhuron 1 milion dollarë për popullin e Armenisë
-
Kourtney i befason adhuruesit: “Do të isha e lumtur sikur shou të përfundonte”
-
Kourtney përqesh Kimin: “Ajo tani papritmas i di të gjitha ligjet”
-
Kendall Jenner e pasigurt në vete mendon se motrat janë më të bukura