Kim Kardashian West i ka dhuruar 1 milion dollarë për fondacionin që i del në ndihmë Armenisë.
Ylli televiziv 39-vjeçar, e cila ka prejardhje nga Armenia, e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram se do t’i dhurojë 1 milion dollar për fondacionin që siguron ushqime, strehim dhe medikamente për njerëzit e prekur nga lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanin, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mbështetje të Armenisë dhe Artsakh, jam e nderuar që po bëhem pjesë e fondacionit global @armeniafund, që ka për qëllim t’i ndihmojë qytetarët. Kam folur vazhdimisht rreth situatës aktuale në këtë shtet dhe bashkë me shumë persona të tjerë, jemi duke e bërë maksimumin ta tërheqim vëmendjen e publikut mbarë botëror, rreth kësaj krize me të cilën po përballet vendi dhe nuk duhet lejuar të vazhdoj tutje. Unë vazhdimisht mendoj dhe lutem për burrat e guximshëm, gratë dhe fëmijët e përfshirë në këtë luftë të tmerrshme”.
Kim, babai i së cilës, Robert Kardashian, ishte nga Aremenia, po ashtu i ka bërë thirrje 189 milionë ndjekësve të saj që të dhurojnë sa të munden për fondacionin “Armenia Fund”.
Edhe motrat e saj, Kourtney dhe Khloe Kardashian, kanë bërë donacione të mëdha të hollash në mbështetje të vendlindjes së babait të tyre.