Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kompozitori Macula ndërpret bashkëpunimin me Muqiqin dhe “Yjet”

Kitaristi dhe kompozitori Afrim Macula ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me këngëtarin Afrim Muqiqi dhe grupin “Yjet” pas 25 vjetësh bashkëpunimi.

Në një shkrim në Facebook, Macula ka thënë se ka vendosur t’u kthehet angazhimeve personale në studion e vet.

Macula ka thënë se tërheqja s’ka të bëjë asgjë me raportet personale me të tjerët.

“Vendimin po e marr në një kohë, kur fatkeqësisht jemi dëshmitarë të deficitit të mirëfilltë muzikor dhe një krize të përgjithshme në kërkim të kualitetit”, ka thënë ndër tjerash Macula.

Nga këngëtari Afrim Muqiqi dhe anëtarët e tjerë të grupit “Yje” nuk ka pasur ende ndonjë reagim.