Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kompania e De Niros do të paguajë dëmshpërblim milionësh për ish-asistenten e tij

Kompania e aktorit Robert De Niro, “Raging Bull, Canal Productions”, do të paguajë një shumë prej 12 milionë dollarësh si dëmshpërblim për ish- asistenten e tij e cila e akuzoi për diskriminim gjinor, raporton FemaleFirst.

Graham Chase Robinson, ish-asistentja personale e De Niros, pasi kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ishte bërë zëvendëspresidente e produskionit dhe financave në kompaninë prodhuese të aktorit.

Paneli në gjykatën federale të New Yorkut nuk e shpalli fajtor personalisht aktorin, kompania e tij u shpall përgjegjëse për diskriminim gjinor dhe hakmarrje. “Canal Productions” është detyruar të paguajë shumën milionëshe dëmshpërblim ndaj ish-anëtares së personelit.

Avokatët ligjorë të ish-punonjëses iu gëzuan vendimit të gjykatës.

“Jemi të kënaqur që juria pa atë që pamë edhe ne dhe mori vendim në favor të Chase Robinson kundër kompanisë së Robert De Niros, Canal Productions”, ka thënë në një njoftim për shtyp avokati David Sanford.

De Niro gjatë dëshmisë në gjyq ka thënë së nuk i ka bërtitur asnjëherë asaj dhe se çdo gjë që ajo po përpiqet që ta bëjë të duket sikur ai e ka bërë, është pa sens.

Edhe Pas marrëveshjes jashtë gjykatës, Baldoni dhe Lively përballen për shpenzimet ligjore Showbiz Pas marrëveshjes jashtë gjykatës, Baldoni dhe Lively përballen për shpenzimet ligjore

“E kam ngritur zërin. Unë nuk bërtas. Do ta kundërshtosh këtë? Kjo është një gjë që unë nuk e bëj”, kishte thënë ylli gjatë gjykimit.

Beteja ligjore filloi në gusht 2019 kur kompania prodhuese e De Niro paditi ish-asistenten për miliona, duke pretenduar se ajo keqpërdori fonde për shpenzimet personale.

Kompania e akuzoi atë për shpenzimin e dhjetëra mijëra dollarëve në kartën e kreditit “American Express” të kompanisë dhe miratimin e udhëtimeve të rreme zyrtare, të cilat ajo i kishte shfrytëzuar për jetën personale, duke përfshirë një udhëtim për festën e ditëlindjes së një miku në Los Angelos, me një faturë prej 5,000 dollarësh.