Bukuria e saj tërheq regjisorë të filmit dhe revistave të modës.
Me elegancën dhe bukurinë e saj, Kleofina Pnishi është një tjetër bukuroshe shqiptare, e cila ka mahnitur audiencën franceze. Ajo ka shënuar suksese në spektakle të mëdha të bukurisë në Francë, e po ashtu është parë të luajë edhe në disa projekte filmike. Kleofina Pnishi këto ditë ka qëndruar në Kosovë, pasi është ftuar nga disenjatorja Diana Qerimi. Në vazhdim mund të ndiqni intervistën me bukuroshen shqiptare, për të mësuar më shumë rreth karrierës së saj që tashmë po e zhvillon në Francë, raporton Express i KTV-së.
Ka arritur të marrë vëmendjen e regjisorëve dhe producentëve të filmit. Ka pasur rastin të jetë pjesë e shumë projekteve filmike. Ka luajtur në shumë reklama televizive dhe ka marrë pjesë në shumë sfilata dhe konkurse të bukurisë.
Kleofina Pnishi është një tjetër bukuroshe shqiptare, e cila ka mahnitur audiencën franceze, me elegancën dhe bukurinë e saj. 22 vjeçja e lindur në Gjakovë që nga fëmijëria jeton në Marsejë të Francës, ku merret me aktrim dhe modelim, profesione këto që i kishte dashur që nga fëmijëria.
Kleofina Pnishi me origjinë nga Gjakova, vitin e kaluar, në mesin e 11 kandidateve, është kurorëzuar si më e bukura e provincës juglindore të Francës me pesë milionë banorë, duke siguruar kështu të drejtën për të marrë pjesë në Miss France 2018, një prej ngjarjeve më të mëdha në shtetin francez.
Por, përpara spektakleve të bukurisë, Kleofina ka luajtur në disa filma dhe seri televizive. Ajo thotë se aktrimi është një gjë që e bën me shumë dëshirë.
Kleofina, e cila këto ditë po qëndron në Kosovë, është angazhuar si modele të pozojë për koleksionin e ri të disenjatores së njohur Diana Qerimi. Edhe pse nuk ka jetuar në Kosovë, Kleofina nuk ka pasur shkëputje të vërtetë me vendlindjen asnjëherë. Ajo vjen shumë shpesh për vizita.
Ndryshe, bukuroshja shqiptare që nga mosha 5 vjeçe jeton në Francë, në vendin për të cilën thotë se është më fat që familja e saj kishin zgjedhur për të jetuar.
Angazhimi i saj vazhdon të jetë më shumë në botën e bukurisë, ku tashmë ajo punon në disa agjenci të modës në Francë.
Bukuria e femrave shqiptare është e padiskutueshme. E gjithë bota ka pasur rastin ta vërtetojë këtë, ku vajzat tona ia kanë dalë që të rrëmbejnë vëmendjen në skenat e mëdha të modës. Kleofina Pnishi është vetëm një nga vajzat e cila ka arritur sukses, dhe pretendon edhe më shumë në këtë fushë.