Kim Kardashian është parë duke mbështetur ish-bashkëshortin e saj, Kanye West të enjten mbrëma, me rastin e lansimit të albumit të tij më të ri në Atlanta.
Kardashian dhe West janë parë së bashku në prapaskenë të stadiumit “Mercedes Benz”, aty ku edhe u bë promovimi i albumit të reperit të famshëm.
Kim siç dukej ishte përshtatur edhe në aspektin e veshjes me ish-bashkëshortin e saj pasi që edhe ishte veshur e tëra në të kuqe ashtu sikurse West.
Kimi në këtë ngjarje ishte e shoqëruar nga fëmijët e saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Fotografët kanë kapur momente kur Kim dukej tejet krenare teksa shikonte me admirim Kanyen, në ngjarjen e promovimit të albumit, në të cilën morën pjesë shumë njerëz.
Kim Kardashian dhe Kanye West i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare, në pranverë të këtij viti.
Premiera e albumit “Donda”, që është emri i nënës së ndjerë të reperit, ka zërë vend në stadiumin “Mercedes Benz” në Atlanta dhe më pas është transmetuar live përmes platformës “Apple Music”.
Mediat kanë raportuar se 5 mijë bileta për këtë ngjarje janë dhuruar nga Kanye, për kolegjet e afrikano-amerikanëve në Atlanta.
{gallery}