Ylli televiziv, Kim Kardashian, do ta prezantojë emisionin e njohur humoristik, “Saturday Night Live”. Ani pse nuk do të ketë Kanye Westin përkrah vetes, bukuroshja 40-vjeçare është përzgjedhur ta luajë rolin e prezantueses së episodit të 9 tetorit, të shout televiziv “SNL”.
“Zot i madh, tani më nuk ka kthim prapa!!! LOL, unë do ta prezantoj emisionin ‘SNL’”, kishte shkruar plot emocione Kimi, në postimin e saj paralajmërues në rrjetet sociale.
OMFG no turning back now!!!! LOL
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) September 22, 2021
I’m hosting SNL!!!!!! @nbcsnl pic.twitter.com/sb2LnHD2sI
Kim Kardashian do të jetë anëtarja e parë e familjes së famshme amerikane, e cila e ka nderin të shërbejë si prezantuese e këtij shou ikonik të humorit. As ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, nuk e ka prezantuar ndonjëherë emisionin, por ka shërbyer si mysafir muzikor në disa episode të “Saturday Night Live”. Paraqitja e tij e fundit si performues ishte në tetor të vitit 2018.
Gjatë paraqitjes së afaristes miliardere më 9 tetor, këngëtarja Halsey do të jetë e ftuara muzikore e cila në skenë do t’i interpretojë live dy këngë. Ajo shquhet për performancat artistike dhe të veçanta, dhe besohet që është kësaj radhe nuk do ta zhgënjejë publikun.
Sa i përket episodeve tjera ta shout “SNL”, aktori i njohur hollywoodian, Owen Wilson, vjen si prezantues i episodit të 2 tetorit me ç’rast ylli i muzikës country, Kacey Musgraves, do të jetë mysafire muzikore. Më 16 tetor, emisioni për herë të parë do të drejtohet nga aktori, Rami Malek, derisa gjatë asaj mbrëmjeje do të performojë reperi amerikan, Young Thug. Ky i fundit do t’i interpretojë dy këngë të reja nga albumi i tij i shumëpritur, “Punk”, i cili lansohet një ditë para shout, pra më 15 tetor.
Edhe aktori tjetër e shquar i filmit dhe televizionit, Jason Sudeikis, i cili në të kaluarën ka shërbyer si skenarist emisionin “SNL”, do të vjen për herë të parë në rolin e prezantuesit në episodin e 23 tetorit, derisa atë natë për programin muzikor do të përkujdeset kantautorja, Bradi Carlile.
— SNL is back October 2! (@nbcsnl) September 22, 2021