Në prag të Krishtlindjes starleta Kim Kardashian (39) dhe bashkëshorti i saj, Kanye West (42) i ndanë disa Instagrame stories me të cilat u krenuan se çfarë i kishin blerë këtë vit për Krishtlindje vajzës së tyre.
Edhe pse vajza e tyre nuk shkon ende në shkollë, ajo mund të mburret me një dhuratë unike me vlerë prej miliona dollarësh. Nga prindërit e saj ajo e mori një xhaketë prej kadifeje nga mbreti i popit Michael Jackson, të cilën muzikanti e veshi në një rast, derisa po shoqërohej me Elizabeth Taylor.
Kim sqaroi se ata e blenë xhaketën në ankand dhe tha se vajza e tyre ishte një fansë e madhe e Michael Jackson dhe se vajza është shumë mirënjohëse dhe e emocionuar për dhuratën. Xhaketa është edhe më e veçantë për faktin se në brendësi të saj është një foto e mbretit të popit.
“E dimë që do t’i pëlqejë kjo dhuratë”, - thotë Kim në video. Pasi që iu krenua 154 milionë ndjekësve për dhuratën e vajzës së saj, Kim u nis tek motra Kourtney (39) për festën e Krishtlindjeve.
Kardashiania e rregulloi vilën e saj duke i blerë disa qindra yje të Krishtlindjeve dhe duke i vendosur ato në shkallët në hyrje, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse mysafirët e saj ishin të mahnitur me hyrjen në vilë, ata i priti befasia e vërtetë vetëm kur hynë brenda. Fillimisht në hyrje ishin këngëtarët që kënduan këngë të Krishtlindjeve dhe ishin të rrethuar nga dhjetëra pemë të Krishtlindjeve. Por Kourtney e dha maksimumin edhe kur bëhet fjalë për pjesën e jashtme të shtëpisë.
Jashtë nuk ishin ndriçuar vetëm pishat, por edhe pemët e zakonshme, dhe gjithçka dukej si në përrallë, tha Kim, e cila e xhiroi rregullimin e ndejës. Kourtney gjithashtu e angazhoi këngëtaren që i argëtoi mysafirët e saj, ndërsa që të ftuarit ta “vërejnë” ajo e bëri për të një skenë të madhësisë teatrale.
Edhe
Vajza e Kanye West vesh xhaketën e tij për Krishtlindje
Edhe pse, gjykuar nga postimet në rrjetet sociale, të gjitha anëtaret u argëtuan mirë, fansat e tyre thonë se e kanë tepruar.
Qëllimi i Krishtlindjeve nuk është të shpenzoni miliona në ahengje, – i porositën Kardashianet në komentet e tyre.