Shumë pak njerëz nuk janë të njoftuar me ekspertin legjendar të mbijetesës Bear Grylls. Përgatituni, sepse ai është kthyer, dhe këtë herë ju jep fuqinë për ta kontrolluar mbijetesën e tij (ose mosmbijetesën).
Juve ju takon të vendosni nëse Grylls do të ketë sukses apo jo në misionet e tij emocionuese në serinë më të fundit interaktive të Netflixit, “You vs. Wild”. Sezoni 8-episodësh do t'i nxisë shikuesit të mendojnë shpejt për vendimet e tyre, për t’ia mundësuar Gryllsit të mbijetojë në disa nga zonat më të rrezikshme në Tokë, shkruan KOHA Ditore.
"Jam krenar që mund ta prezantoj këtë seri interaktive e cila është e para e këtij lloji, duke u dhënë shikuesve biletën për rreshtin e parë derisa e eksplorojnë botën dhe peizazhet e saj në çizmet e mia", tha Grylls në një deklaratë. "Rreziqet janë të mëdha!"
Netflixi ka njoftuar se shikuesit do të jenë në gjendje të zhyten në këtë seri revolucionare duke filluar nga 10 prilli 2019.