Këngëtarja suedeze, Amanda Winberg, që është e njohur gjerësisht me emrin e saj skenik, AMWIN, njërën prej këngëve të saj e ka titulluar “Dua Lipa”, njëjtë si emri i këngëtares me origjinë kosovare.
22-vjeçarja prezantoi albumin e saj “AMWIN In Wonderland”, pjesë e së cilës është edhe kënga “Dua Lipa”.
AMWIN ka shprehur admirimin për Duan, pavarësisht se në këngë flitet për një fiksim të këngëtares ndaj një djali.
“Mendoj se shumica e njerëzve do të bënin gjithçka për të pasur Duan, ashtu siç do të bëja unë në këngë për djalin që kam fiksim”, tha ajo, shkruan Ksp.
Suedezja u shpreh se bëhet fjalë për një këngë me ritme të gëzuara, por që ka edhe melankolinë brenda saj.
Edhe
Dua Lipa e aprovon këngën e reperit Jack Harlow me emrin e saj
Ajo tha se kur po realizonte këngën menjëherë kishte vendosur që ta titullonte atë “Dua Lipa”, madje me shaka tha se Dua është më e mirë edhe se një akullore.
Fatkeqësisht, sikurse ndodhë në shumë raste, videoklipi i kësaj kënge nuk mund të shihet në Kosovë përmes platformës Youtube.