Emisioni i përvitshëm bamirës i BBC-së, që do t’i mbushë 40 vjet, do të udhëhiqet drejtpërdrejt në një studio të Londrës nga Mel Giedroyc, Alex Scott, Chris Ramsey dhe Stephen Mangan.
Ata do të bashkohen për t’i ndihmuar nismës së mbledhjes së fondeve për fëmijët në nevojë, në Mbretërinë e Bashkuar.
Para emisionit Joe Wicks e krijoi sfidën e ushtrimeve 24-orëshe, transmeton KOHA.
Trajneri i fitnesit i mblodhi më shumë se 1 milionë funte me punën e tij, që e arriti kulmin e suksesit në mëngjesin e së premtes.
Ngjarja e vitit të kaluar arriti shifrën gjithsej prej 47.9 milionë funtesh.
Edhe
Kasta e aktorëve të “Doctor Who” bashkohet në shfaqje bamirësie për mjekët
I angazhuar me një detyrë të ngjashme epike të mbledhjes së fondeve do të jetë edhe ish-prezantuesi i emisionit “One Show”, Matt Baker, i cili rikthehet për “Rickshaw Challenge”.
Versioni për bamirësi i këngës “Stop Crying Your Heart Out”, origjinali i së cilës është publikuar më 2002, gjithashtu është në bashkëpunim me Bryan Adams, Nile Rodgers, Gregory Porter, Lenny Kravitz, Paloma Faith, Robbie Williams, Ava Max dhe Jess Glynne. Së pari filloi të transmetohej në “The Zoe Ball Breakfast Show” në Radio 2.
“Vit i brishtë”
“’Children in Need’ është organizatë bamirëse aq e veçantë e aq e dashur nga të gjithë, përfshirë edhe veten”, ka thënë ylli australian i popit, Kylie.
“Ka qenë privilegj të marrësh pjesë në këtë këngë me kaq shumë artistë të mrekullueshëm”.
“Ky vit duket shumë më prekës sesa vitet e tjera dhe shpresoj se mund të bashkohemi për të mbledhur para sa më shumë që mundemi”, shtoi ajo.
Këtë vit rikthehet prezantuesi Giedroyc, i cili ka bërë shaka se organizata “Children in Need” tani është më e madhe saqë edhe ai nuk e beson këtë gjë.
Edhe
David Beckham nis fushatë globale bamirësie me UNICEF për vajzat në nevojë
“Është nder i madh për mua që të jem pjesë e grupit që po e organizojnë një ngjarje kaq zemërmirë, të mrekullueshme dhe plot befasi – do të jetë një natë brilante dhe plot gëzim” - ka shtuar ylli i “Mel and Sue” dhe ish-prezantuesi i “Bake Off”.
“Kohëra të vështira”
Prezantuesja e televizionit, Emma Willis, do të jetë narratore e “Life in Lockdown” – një film që paraqet të rinjtë duke jetuar në kushte të vështira gjatë pandemisë së koronavirusit.
Kjo vjen pas një hulumtimi të porositur nga organizata, i cili e zbuloi se 94 për qind e fëmijëve dhe të rinjve kanë pasur diçka që i ka bërë të ndihen të brengosur, të mërzitur apo të stresuar gjatë gjashtë muajve të fundit.
“Kjo pandemi ka ndikuar në jetët tona, por disa familje kanë nevoja të ndërlikuara dhe shtesë e sfida të tjera përpos Covid-19”, ka thënë Willis.
“Duke qenë pjesë e këtij dokumentari, kisha mundësi ta shihja se sa të rëndësishme janë ndihmat e “Children in Need” për familjet në Mbretërinë e Bashkuar në kohë krize.
Edhe
Ed Sheeran do të donte të mos ishte pjesë e këngës së “Band Aid”
“Njerëzit janë duke u përballur me shumë sfida, por shpresoj se të tjerët do të mobilizohen dhe do të dhurojnë nëse munden për diçka shumë të nevojshme”.
Pjesë e kësaj ngjarjeje do të jenë gjithashtu edhe trupa e “2020 Strictly Come Dancing”, Beverley Knight dhe Shawn Mendes; po ashtu edhe trupa e filmit muzikor “Six”.