Ariana Grande, Miley Cyrus dhe Lana Del Rey e kanë debutuar një pjesë të vogël të bashkëpunimit për “Charlie's Angels” në trailerin e parë për filmin e ri aksion të luajtur nga femrat.
Regjisorja Elizabeth Banks e zbuloi teaserin, ku paraqiten Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska, ndërsa në të aktoret bashkohen për luftimin e krimit, ndërsa kënga e re e patitulluar e Ariana, Miley dhe Lana dëgjohet në prapavijë.
"Jam e ngazëllyer që tre nga këngëtaret e mia të preferuara e këndojnë një këngë për filmin," tha Banks për People.com. "Është vërtet emocionuese. Mezi po pres që njerëzit ta dëgjojnë kur të mbërrijë singli".
Ariana e festoi paraqitjen e trailerit duke i ndarë pamjet e tij në faqen e saj në Instagram, dhe zbuloi se ajo ndihmoi për ta kompozuar kolonën zanore të filmit, shkruan KOHA Ditore.
"@Charliesangels në kinema këtë nëntor...," Shkroi ajo në titull. "E kam bërë ko-produksionin ekzekutiv të kësaj kolone zanore... ka qenë gjëja më e mahnitshme në botë. Jam më shumë se mirënjohëse për këtë mundësi dhe mezi po pres që të gjithë ta dëgjojnë muzikën dhe ta shikojnë këtë film fenomenal".
Kolona zanore mund të jetë bashkëpunimi i Grande me Chaka Khan pasi që këngëtarja e "I’m Every Woman" zbuloi se po punonte në një këngë të re me Ariana për një film gjatë një shfaqje në emisionin televiziv Watch What Happens Live! ditë më parë.